Vrasje me thikë në Tiranë, qëllohet për vdekje 32-vjeçari

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë., ku një i ri ka humbur jetën pas një konflikti me thika. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, brenda një lokali.

Viktima është identifikuar si Egli Pashollari, 32 vjeç. 

Në fillimi u raportua si sherr banal, por sipas të dhënave , tre persona, dy djem dhe një vajzë, e kanë sulmuar Pashollarin menjëherë pasi ai ka dalë nga automjeti i tij. Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë me mjet prerës në shpinë.

Të pranishmit në zonë i kanë dhënë ndihmën e parë pranë një lokali dhe më pas e kanë transportuar me automjetin e tij drejt spitalit. 31-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40 dhe se viktima është goditur me mjet prerës gjatë një konflikti.

“Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital”,– njofton policia.

Autoritetet kanë identifikuar tre të dyshuar me mbiemrin Buçpapa, nga Tropoja, dhe po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Egli Pashollari është emër me precedent penal dhe i njohur për policinë. Ai është arrestuar në vitin 2017 si i përfshirë me grupet e drogës. 

spot_img

Artikuj të lidhur

Cilësia e ujit përkeqësohet në tri lagunat kryesore, Butrinti bie një kategori

Ujërat e Karavastasë, Nartës dhe Butrintit, tri lagunat kryesore të monitoruara gjatë vitit 2025, janë vlerësuar në përfundim...

Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete. Trafik i ngarkuar në të dy drejtimet

Një aksident zinxhir është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë, pak para Sukthit, në drejtim...

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet drejtuesi teknik

 Përparim Koçi, drejtuesi teknik i punimeve në minierën ku humbi jetën minatori në Bulqizë është vënë në pranga....

GJKKO dënon grupin e trafikantëve të emigrantëve, me 155 vite burg

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë 28 persona të akuzuar si...