63-vjeçari i ndaluar nga Policia ndërron jetë në Spitalin e Durrësit, nis hetimi

Date:

Share post:

Një 63-vjeçar nga Shijaku ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin e Durrësit, pasi ishte transportuar nga ambientet e sigurisë së Komisariatit të Policisë Durrës, ku mbahej në pritje për transferim në burg.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi me iniciale M. G. ishte dënuar me 18 ditë burgim për dhunë në familje dhe pritej të dërgohej në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Lushnjë për vuajtjen e dënimit. Ai ishte ndaluar dy ditë më parë nga Policia e Shijakut.

Rreth orës 15:00, 63-vjeçari ka shfaqur shqetësime shëndetësore në ambientet e komisariatit. Menjëherë është transportuar drejt Spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ka ndërruar jetë rreth orës 18:20 në sallën e reanimacionit.

Në raste të tilla, procedura parashikon kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, si dhe verifikimin e plotë të rrethanave në të cilat ndodhej personi gjatë kohës së shoqërimit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet për të dokumentuar çdo detaj që lidhet me ngjarjen.

Autoritetet pritet të dalin me informacion zyrtar pas përfundimit të veprimeve paraprake hetimore dhe ekspertizës përkatëse.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, shqetësim për të drejtat e shqiptarëve

Pasojat e pasivizimit të adresave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc mbeten në fokusin e një hulumtimi të publicistit...

Fier/Arrestohet skifteri 30-vjeçar, vodhi në 4 biznese

Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për katër vjedhje me thyerje...

Dhunoi bashkëshorten për vdekje, arrestohet pas 4 vitesh 38-vjeçari

Pas më shumë se katër vitesh, është vënë në pranga 38-vjeçari i akuzuar për vdekjen e bashkëshortes së...

Zjarri shkrumbon magazinën në Gjirokastër, shpëtojnë pallatet pranë saj

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu natën e kaluar një magazinë në Gjirokastër, duke e shkrumbuar plotësisht....