“Tentoi të përdhunonte vajzën time të paralizuar, e godita me tigan në kokë”, 64-vjeçari shqiptar shpallet në kërkim

Date:

Share post:

Një 64-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u raportua për tentativë përdhunimi të një 25-vjeçarje me aftësi të kufizuara, në banesën e familjes së saj në Kypseli të Greqisë, mbetet në kërkim, ndërsa policia greke vazhdon hetimet dhe punën për ta gjetur dhe arrestuar atë.

Sipas mediave greke, nëna e 25-vjeçares, Katerina Bekiari, ka përshkruar momentet dramatike që përjetoi kur, me t’u kthyer në shtëpi, pa një burrë duke qëndruar mbi vajzën e saj. Ajo tha se në ato momente kapi një tigan të madh dhe e goditi në kokë, duke u përpjekur ta shtynte dhe të mbronte fëmijën e saj.

Ekspertiza mjeko-ligjore, sipas saj, tregoi se nuk kishte abuzim, një fakt që, siç tha ajo, nuk e priste. Videoja e kamerës së sigurisë e shfaqur në MEGA tregon 64-vjeçarin duke hapur derën e përparme të apartamentit me çelësa, duke hyrë dhe më pas duke e kyçur atë pas tij. Pamjet filmike kapin gjithashtu sherrin me nënën, ku të dy bien në dysheme, burri e godet dhe ajo reagon.

Siç shkruan protothema.gr 64-vjeçari dyshohet se është takuar me nënën e 25-vjeçares në një kuzhinë të kishës. Padia u paraqit nga nëna, e cila tha se e pa incidentin përmes kamerave në shtëpi dhe menjëherë u kthye me nxitim.

Sipas asaj që nena e vajzes pretendon, kur u përpoq të telefononte policinë, u godit me grushte dhe shqelma. Pas incidentit, 64-vjeçari u largua dhe është në kërkim.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...