66.6 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve, Durrësi në fokus të transformimit alla gjerman 

Date:

Share post:

Duke i kthyer mbetjet në mundësi dhe me synimin për një Shqipëri më të pastër, në Ministrinë e Mjedisit në Tiranë u lançua “Programi për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve në Shqipëri”, një projekt i madh me bashkëfinancim gjermano-zviceran, i zbatuar nga KfW.

Me një fond total prej 66.65 milionë eurosh, ky konsiderohet programi më i madh i investimeve në sektorin e menaxhimit të mbetjeve në vend, duke synuar modernizimin rrënjësor të këtij shërbimi në pesë qytete: Durrës, Berat, Dibër, Korçë dhe Vlorë.

Durrësi, nyje strategjike e ndërhyrjes

Për Durrësin, një nga qytetet më të mëdha dhe me fluks të lartë turistik, ndërhyrja shihet si thelbësore. Me rritjen e popullsisë dhe shtimin e ndërtimeve, menaxhimi i mbetjeve ka qenë ndër sfidat kryesore të infrastrukturës urbane.

Programi parashikon:

  • Ndërtimin e landfilleve të reja sipas standardeve të BE-së
  • Impiante moderne për ndarjen dhe kompostimin e mbetjeve
  • Stacione grumbullimi dhe transferimi
  • Modernizim të teknologjisë së grumbullimit
  • Mbylljen dhe rehabilitimin e landfilleve të paligjshme

Për një qytet bregdetar si Durrësi, që përballon rritje të ndjeshme të mbetjeve gjatë sezonit veror, këto investime pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës, mbrojtjen e mjedisit dhe imazhin turistik.

Mbështetje afatgjatë nga Gjermania dhe partnerët

Gjermania ka mbështetur prej vitesh zhvillimin e qëndrueshëm urban në Shqipëri. Së bashku me KfW dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë si SECO, Bashkimi Evropian, AFD dhe GIZ, projekti synon jo vetëm investime infrastrukturore, por edhe forcimin e institucioneve dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik për riciklimin.

Programi do të shtrihet gjithashtu në Berat, Dibër, Korçë dhe Vlorë, duke synuar përafrimin e menaxhimit të mbetjeve me standardet e BE-së dhe parimet e ekonomisë qarkulluese.

Mesazhi i ambasadës gjermane është i qartë: menaxhimi efektiv i mbetjeve nuk nënkupton thjesht asgjësim, por transformim të tyre në burim zhvillimi, klimë më të pastër dhe qytete më të qëndrueshme. Për Durrësin, kjo përkthehet në një hap konkret drejt një infrastrukture moderne dhe një mjedisi më të shëndetshëm për banorët dhe vizitorët. 

Urojmë të ndodhë

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...