Dy gazetarë shqiptarë nderohen me çmimin etik të gazetarisë “Luci di Verità” në Romë

Date:

Share post:

Dy gazetarë shqiptarë do të jenë pjesë e listës së fituesve të Çmimit Etik të Gazetarisë “Luci di Verità”, që do të jepet më 24 shkurt 2026 në Ministrinë e Kulturës në Romë. Në edicionin e këtij viti, çmimi i jepet gazetarit Aleksander Çipa, President i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, si dhe Alketa Gashi Fazliu, gazetare dhe prezantuese e edicioneve informative në Radio Televizionin e Kosovës. Përfshirja e tyre në listën e të vlerësuarve i jep këtij edicioni një rëndësi të veçantë për hapësirën shqiptare të medias, duke e pozicionuar gazetarinë shqipfolëse në një kontekst më të gjerë ndërkombëtar të vlerësimit etik dhe profesional.Çmimi “Luci di Verità” promovohet nga Associazione Culturale VerbumlandiArt APS, me nismë të senatorit italian Manfredi Potenti, dhe synon të nderojë gazetarë që kanë treguar përgjegjësi, guxim dhe integritet në ushtrimin e profesionit, në një kohë kur besimi në informacion mbetet i brishtë.

Organizatorët theksojnë se ky vlerësim nuk ka karakter konkurrues, por konceptohet si një akt mirënjohjeje për ata që e shohin të vërtetën si shërbim publik.Vlerësimi i kandidaturave bëhet nga një Komitet Shkencor dhe një Komitet Nderi, i përbërë nga figura të njohura të gazetarisë dhe botës akademike italiane, të cilët garantojnë seriozitetin dhe peshën profesionale të çmimit.

Për vitin 2026, në mesin e të vlerësuarve janë edhe emra të njohur të medias italiane, mes tyre drejtues dhe gazetarë të RAI-t, Mediaset, shtypit të shkruar dhe radios, si Davide Parenzo, Maria Rita Grieco, Anna Maria Esposito, Giovan Battista Brunori dhe Giulia Sorrentino. Krahas tyre, çmimi merr një profil ndërkombëtar me përfaqësues nga vende të ndryshme, përfshirë vendin tonë, Kosovën, Azerbajxhanin etj.

Çmimet që do të dorëzohen gjatë ceremonisë janë vepra artistike unike, të punuara me dorë nga artisti italian Tommaso Filieri, të konceptuara si simbole të veçanta për çdo fitues.Edicioni i sivjetshëm i “Luci di Verità” konfirmon rolin e këtij çmimi si një hapësirë reflektimi mbi etikën në gazetari dhe si një platformë që vlerëson kontributin profesional përtej kufijve kombëtarë, duke sjellë në vëmendje edhe zërin e gazetarisë

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...