Thyen arrestin në shtëpi, tension dhe të shtëna në Golem

Date:

Share post:

Një situatë tensioni është regjistruar mbrëmjen e sotme në Golem, pasi një 38-vjeçar, i cili ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, është konstatuar nga Policia duke lëvizur në rrugë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 19:10, Patrulla e Përgjithshme e Postës së Policisë Golem, së bashku me ndihmësspecialistin e zonës, gjatë patrullimit kanë ndaluar për verifikim shtetasin Adis Barzezi, 38 vjeç, që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Gjatë verifikimit, efektivët i kanë kërkuar shpjegime për thyerjen e masës së sigurisë dhe e kanë njoftuar se do të shoqërohej në Komisariatin e Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.
Në këto rrethana, 38-vjeçari dhe kunati i tij, A. Sh., 23 vjeç, kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e Policisë, të ndihmuar edhe nga familjarë të tjerë që ndodheshin aty.
Për të neutralizuar situatën dhe shpërndarë personat e përfshirë, ndihmësspecialisti i Postës së Policisë Golem ka qëlluar një herë në ajër me armën e shërbimit.
Në mbështetje të patrullës kanë mbërritur edhe shërbime të tjera policore, të cilat kanë bërë shoqërimin e personave të përfshirë në kundërshtimin e veprimeve të Policisë, si dhe të 38-vjeçarit që kishte thyer masën e sigurisë.
Veprimet hetimore po kryhen nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...