Dubai kthehet në qytet fantazmë, sulmet iraniane trondisin qytetin

Date:

Share post:

Këtë fundjavë, në kulm të sezonit, plazhet, qendrat tregtare dhe hotelet e qytetit zakonisht do të ishin plot. Por autostradat janë kryesisht të zbrazëta dhe qielli i pastër nga rrjedha e vazhdueshme e avionëve që mbërrijnë dhe nisen. Në Dubai jetojnë qindra shqiptarë, të cilët janë bërë dëshmitarē të një situate pasigurie për jetën e qëndrojnë të mbyllur në banesa dhe si shumë të huaj të tjerë rezidentë atje përpiqen të gjejnë rrugë largimi nga vendi.

Dubai Marine, zakonisht i mbushur me jahte dhe festa në varka, jashtëzakonisht i heshtur.

Për shumë banorë, dukej si një kthim në izolimet e Covid-19 gjashtë vjet më parë, kur një nga nyjat më të ngarkuara të tranzitit në botë papritur ra në heshtje. Edhe më keq. Shkollat në qytet janë zhvendosur sërish online dhe familjet po qëndrojnë brenda, raporton CNN.

“Ndjehet si ditët e Covid-it. Qetë, me diell, zogjtë cicërojnë dhe nuk ka zhurmë trafiku apo avionësh që fluturojnë”, tha Paul Devitt, një videograf i CNN në Abu Dhabi.
Banorët vizitojnë shpejt supermarketet për t’u furnizuar. Aplikacionet për dërgesë ushqimore raportuan vonesa pasi kërkesa u rrit ndjeshëm. Në lagje që zakonisht janë të mbushura deri vonë në mbrëmje, rrugët janë të zbrazëta.

Me hapësirën ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe të mbyllur, shumë njerëz udhëtuan me veturë drejt pjesëve më të qeta të vendit. Në Hatta, pranë kufirit me Omanin, të paktën një hotel e shndërroi një sallë konferencash në një strehë të improvizuar për turistët që kishin bërë check-out, por nuk mund të fluturonin për në shtëpi. Disa mysafirë të sapoardhur thanë se po zhvendosnin familjet e tyre larg pjesëve të Dubait që kishin rënë nën sulm.

Të tjerë kaluan në Oman nëpër rrugë tokësore, të paktën fillimisht i vetmi vend në rajon i paprekur nga sulmet iraniane të së shtunës. Megjithatë, të dielën, autoritetet e Omanit thanë se dy dronë kishin shënjestruar një port atje.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...