Shuhet në moshën 79-vjeçare parodisti i njohur vlonjat Mane Lumani

Date:

Share post:

Ndahey nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori dhe humoristi i njohur vlonjat, Mane Lumani. Ai u shua në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës, ku prej më shumë se dy muajsh qëndronte i shtruar, për shkak të një sëmundjeje të rëndë në mushkëri dhe në zemër.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur familjarët, miqtë dhe mbarë komunitetin artistik të qytetit bregdetar, ku ai ishte një figurë e dashur dhe e respektuar. Ishte i martuar dhe baba i katër fëmijëve.

Prej dekadash ai ishte një nga parodistët më të spikatur të Vlorës, duke spikatur për mimikën karakteristike, humorin plot finesë dhe aftësinë për të trajtuar me elegancë situata të përditshme përmes satirës. Interpretimet e tij u kthyen në pjesë të pandashme të aktiviteteve artistike të qytetit, duke fituar zemrat e publikut vlonjat dhe më gjerë.

Kontributi i tij në jetën kulturore të Vlorës konsiderohet i vyer, pasi përmes artit të humorit ai solli buzëqeshje, reflektim dhe emocione ndër breza.

Së bashku me Agron Hoxhën, Afrim Agalliun dhe Muhamet Likën, Mane Lumani krijoi një stil të veçantë të humorit shqiptar.

Paroditë e tyre plot satirë dhe ironi ishin edhe një kritikë ndaj shoqërisë dhe politikës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...