Me 45 auditorë dhe 15 laboratorë, Ja si duket Fakulteti i ri i Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës

Date:

Share post:

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të marte disa pamje në rrjetet sociale nga Fakulteti i ri i Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu“, duke e cilësuar atë si një investim të rëndësishëm në infrastrukturën arsimore të vendit. Investimi, i realizuar nga Ministria e Arsimit, synon të përmirësojë ndjeshëm kushtet e studimit dhe të mësimdhënies, duke ofruar ambiente moderne dhe të përshtatura për programe profesionale.

Kreu i qeverisë shprehet se godina e re përfshin 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash dhe terrene sportive që do vihen në dispozicion të studentëve.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Fakulteti i ri i Studimeve Profesionale në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’, një investim i Ministrisë së Arsimit që kompleton mjediset akademike me 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente në shërbim të 1700 studentëve dhe 80 pedagogëve e stafit akademik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...

Të flakin në rrugë dhe më pas hetojnë/ Ministria e Shëndetësisë nis hetim administrativ për rastin e 52-vjeçarit në Durrës

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka urdhëruar nisjen e një hetimi të thelluar administrativ për rastin e...

Peshkimi me dinamit i merr jetën 65-vjeçarit në Himarë, fenomeni i paligjshëm vijon të shkaktojë pasoja të rënda

Një praktikë e paligjshme dhe me pasoja të rënda për jetën e njerëzve dhe mjedisin ka shkaktuar një...

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...