Grabitet me armë një pikë e këmbimit valutor në Tiranë

Date:

Share post:

Një pikë këmbimi valutor është grabitur mëngjesin e sotëm në një qendër tregtare në zonën “5 maji” në Tiranë.

Një person i maskuar me kapuç ka vjedhur një shumë parash, nën kërcënimin e armës. Autori pasi ka marrë paratë është larguar me vrap nga vendngjarja.

Ndërkaq uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth, dhe po punojnë për kapjen e autorit. 

“Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth. Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit”, njofton policia. 

Ndërkohë është publikuar foto e autorit të grabitjes.

Grabitet me armë një pikë e këmbimit valutor nëAutori i grabitjes

Siç shihet, autori është i veshur me një jelek të zi, xhup blu dhe një kapuç duke vështirësuar kështu dhe identifikimin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në një exchange në zonën e 5 Maj-it, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...