Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

Date:

Share post:

45-vjeçari Genci Hoxha ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër, ndërkohë që Policia është vënë në ndjekje të autorit.

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në afërsi të një servisi.

I plagosur ka mbetur 45-vjeçari Genc Hoxha, ndërsa Policia ka identifikuar she shpallur në kërkim autorin Ivzin Gucia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në rrugë në afërsi të një ambienti servis, dyshohet se shtetasi I. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë, është plagosur shtetasi G. H., 45 vjeç, i cili ka marre demtime ne kembe dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet një person në Vlorë

Një person është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se qarkullonte me armë zjarri...

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...