Konflikt mes të miturve në një shkollë në Shënavlash, njoftohet policia

Date:

Share post:

Një konflikt mes disa të miturve është regjistruar në një shkollë 9-vjeçare në zonën e Shënavlashit, në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë rreth 5 – 6 nxënës, të cilët kanë pasur një konflikt fizik mes tyre në ambientet e shkollës.

Situata është menaxhuar fillimisht nga oficeri i sigurisë së shkollës, i cili ka ndërhyrë për të ndalur përplasjen mes nxënësve dhe i ka marrë në këshillim. Pas incidentit është njoftuar edhe policia, e cila po verifikon rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në konflikt.

Burime policore bëjnë me dije se gjatë përplasjes fizike njëri prej djemve ka pësuar një çarje të lehtë në vetull. Megjithatë, fatmirësisht, asnjë nga nxënësit e përfshirë nuk ka pasur nevojë për trajtim spitalor deri tani.

Po punohet për të sqaruar plotësisht ngjarjen, ndërsa pritet që të merren edhe deklarime nga nxënësit dhe drejtuesit e shkollës për të kuptuar më qartë konfliktin.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në Fier, përplasen dy makina, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Fier, pas përplasjes së dy automjeteve pranë Spitalit...

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...