Aksioni i SPAK në Vlorë, zbardhet vrasja e biznesmenit Bledar Birçajt

Date:

Share post:

SPAK ka zbardhur edhe vrasjen e Bledar Birçajt në Vlorë në 2021.

Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e 11 Majit 2021 në Vlorë ku 40-vjeçari, Bledar Birçaj u vra në një atentat të mirëorganizuar në automjetin e tij “BMW” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit.

Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 30 herë ndërkohë që në trupin e viktimës mendohet se janë konstatuar deri në 7 plumba duke e lënë të vdekur në vend.

Birçaj kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja, dhe një nga pistat ku po hetohet janë konfliktet që mund të ketë pasur në Spanjë.

Ndaj edhe pista kryesore e hetimeve është përplasja e bandave për trafik droge në Spanjë.

Përveç biznesmenit, policit të antidrogës Granit Deromema, në pjesën e pasme të automjetit ishte edhe një i ri, 20-vjeçari Edison Zeneli. 

Bledar Birçaj ishte një emër jo i panjohur për policinë e Vlorës, pasi në 21 dhjetor 2010, Birçaj së bashku me vëllanë e tij, Elton Birçaj, kanë dhunuar barbarisht ish-juristin e hipotekës së Vlorës me inicialet F.H. Për këtë ngjarje dy vëllezërit janë proceduar në gjëndje të lirë. Shak i kësaj ngjarje është bërë, problemet që ata kanë pasur me dokumentacionin në një pronë që ndodhet në qytetin e Vlorës.

Bledar Birçaj, ishte arrestuar dhe në 27 janar 2011 nga policia dhe prokuroria e Vlorës pasi dyshohej për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë; “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”; si dhe “Shkatërrim prone”.

Ai ka qëndruar fillimisht në burg në masën e arrestit në burg 45 ditor dhe më pas në 9 mars 2011, gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Në 26 Prill 2011 gjykata e Vlorës ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë arrest në burg në detyrim paraqitje dhe ndalim jashtë shtetit.

Në 25 korrik 2011 prokuroria e Vlorës, ka vendosur pushimin e hetimeve për Bledar Birçaj, me argumentin se nuk i provonin akuzës e vrasjes me paramendim mbetur në tentativë. Për qëndrimin në burg për një periudhë 122 ditore Birçaj ka përfituar dëmshpërblim financiar prej  2 milion e 760 mijë lekë të vjetra.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...