Arrestohet 61-vjeçari në Belsh, I dënuar në Itali

Date:

Share post:

Policia e Shtetit ka arrestuar në Belsh një 61-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga drejtësia italiane me mbi 15 vjet burg.

Sipas policisë, në pranga ra Andrea Gjini alias Andrea Kuqja, 61 vjeç, banues në Belsh.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Lucca-s në Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 15 vjet, 9 muaj e 18 ditë burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Plagosje”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.

61-vjeçari pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj.

“Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali me mbi 15 vjet burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Plagosje”.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua faza e 86-të e operacionit policor të koduar “Operacionalja”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Belsh, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi i shtetasit Andrea Gjini alias Andrea Kuqja, 61 vjeç, banues në Belsh.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Lucca-s (Itali), në vitin 2016, e ka dënuar me 15 vjet, 9 muaj e 18 ditë burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Plagosje”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë. Arrestimi provizor i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...