Nadire Meçorapaj zgjidhet kryetare e PD-së në Vlorë, Oligert Muçllari në Pogradec

Date:

Share post:

Pas një dite të gjatë votimi brenda partisë dhe në përfundim të procesit të numërimit, Nadire Meçorapaj është zgjedhur kryetare e degës së Partia Demokratike në Vlorë.

Sipas rezultatit përfundimtar të numërimit, Meçorapaj ka siguruar 496 vota, ndërsa rivalja e saj në garë, Darling Banushaj, ka marrë 106 vota. Gjatë procesit janë konstatuar edhe 13 vota të pavlefshme.

Pas këtij rezultati, Nadire Meçorapaj merr zyrtarisht drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë dhe pas kësaj pritet riorganizimi i degës dhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Edhe në Pogradec ka përfunduar procesi i numërimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës. Në votim morën pjesë 476 anëtarë dhe gara rezultoi e ngushtë. Oligert Muçllari zgjidhet kryetar i PD në Pogradec me 247 vota. Ndërkohë që kandidati tjetër mori 224 vota. Sipas procesverbalit janë 6 vota të pavlefshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr në Fllakë, humb jetën një 25-vjeçar nga Bangladeshi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Fllakës, në Sektorin Rinia, ku një...

Rusia godet kompleksin e ambasadorit shqiptar në Kiev

Kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo është bërë shënjestër e sulmeve ruse. Lajmi është dhënë nga...

Rezultatet e votimit në PD/ Durrësi e Shijaku, mbështetje masive për Berishën

Ka përfunduar procesi i votimit në referendumin e votëbesimit në degët e Partisë Demokratike në Durrës dhe Shijak,...

Referendumi për Berishën në Durrës/ Pjesëmarrja arrin deri në 20% në 5 orët e para, ka edhe vota kundër

Procesi i votimit për referendumin e votëbesimit në Partinë Demokratike po vijon i qetë këtë të shtunë në...