Lamtumira e fundit/ Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë në QSUT, pas apelit të babait, trupi i pajetë mbërrin në Devoll

Date:

Share post:

Pas thirrjes publike që babai bëri një ditë më parë në media, foshnja që ndërroi jetë është dërguar pranë familjes për t’u përcjellë në banesën e fundit. Babai i foshnjës bëri një apel publik në media duke rrëfyer kalvarin e gjatë të përballjes me gjendjen shëndetësore të fëmijës së tyre.

Ai tregoi se foshnja, e seksit mashkull, pati lindur me probleme dhe u trajtua fillimisht në Tiranë, ku qëndroi për një muaj në inkubator. Më pas e morën në shtëpi, por gjendja e tij mbeti e rënduar duke u përballur sërish me përkeqësim të gjendjes.
Sipas tij, fëmija pati probleme me mushkëritë dhe infeksion që prej lindjes ndërkohë që nuk ushqehej normalisht. Pas disa lëvizjesh mes spitaleve në Devoll, Korçë dhe më pas drejt Tiranës, foshnja u dërgua në spitalin “Nënë Tereza”, ku ndërroi jetë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...