Ekzekutohet me armë zjarri 30-vjeçari shqiptar në Itali

Date:

Share post:

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Arezzo, të Italisë.

Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Gjergj Përgegaj, 30 vjeç, i cili humbi jetën pas disa të shtënave me armë zjarri pranë zonës Bivio di Olmo, në jug të qytetit.

 Ai ishte nga Lezha dhe jetonte në Frassineto.

Sipas informacioneve paraprake, krimi ndodhi pak para mesnatës, pranë një bari dhe një restoranti, pas një konflikti që dyshohet se kishte nisur brenda lokalit.

Gjatë përplasjes, një tjetër shtetas shqiptar, rreth 35 vjeç, nxori një pistoletë të padeklaruar dhe qëlloi disa herë në drejtim të viktimës.

I riu u plagos rëndë, ndërsa autori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes me një automjet, duke tentuar t’i shpëtojë policisë.

Menjëherë pas të shtënave, u njoftuan shërbimet e emergjencës dhe forcat e rendit. Në vendngjarje mbërritën ambulanca, policia dhe karabinierët, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 30-vjeçari nuk mundi të mbijetojë, pasi kishte marrë plagë fatale në qafë.

Autoritetet italiane nisën ndjekjen e autorit, i cili u arrestua në orët e para të mëngjesit në banesën e tij në zonën përreth.

Motivet e krimit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet janë në vijim.

Hetimet fillestare sugjerojnë se kemi të bëjmë me një krim pasioni. Burri i vrarë, në fund të turnit të tij të punës, ishte ndalur për të folur me ish-të dashurën e tij në parkingun pranë kryqëzimit të Olmos. Partneri i saj aktual mbërriti në atë moment dhe, kur i pa së bashku, humbi durimin, nxori armën dhe hapi zjarr ndaj rivalit të tij.

Raportohet se u qëlluan të paktën tre të shtëna, njëra prej të cilave ishte fatale në fyt. Ai më pas iku, por u kap pak më vonë nga forcat e rendit. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultatet e votimit në PD/ Durrësi e Shijaku, mbështetje masive për Berishën

Ka përfunduar procesi i votimit në referendumin e votëbesimit në degët e Partisë Demokratike në Durrës dhe Shijak,...

Referendumi për Berishën në Durrës/ Pjesëmarrja arrin deri në 20% në 5 orët e para, ka edhe vota kundër

Procesi i votimit për referendumin e votëbesimit në Partinë Demokratike po vijon i qetë këtë të shtunë në...

U përplas me armë me policinë greke, plagoset shqiptari

Një përplasje me armë zjarri mes një shqiptari dhe policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm...

Sherr në paraburgimin e Vlorës, dhunohet ‘biznesmeni’ 

Një sherr ka ndodhur në paraburgimin e Vlorës, ku sipas raportimeve të paktën 5 persona kanë dhunuar një...