Ende mister fati i 2800 tonëve mbetje toksike, Zhvendosen në një tjetër hapësirë

Date:

Share post:

Natën mes të shtunës e të dielës u krye zhvendosja e 102 konteinerëve me mbetjet toksike të Kurumit nga Porto Romano drejt një hapësire të re në Spitallë të Durrësit.


Procesi u krye me urdhër të Prokurorisë së Durrësit dhe asistencë të policisë, e cila po monitoron edhe ambientin e ri për të garantuar sigurinë e tyre.
Zhvendosja u bë pasi subjekti, që kishte vënë nëu dispozicion ambientin për mbajtjen e tyre, kërkoi lirimin e hapësirës. Mbetjet e Kurumit nga Elbasani tentuan të eksportohen në Tajlandë, por pas refuzimit të tyre nga Tajlanda e Singapori u kthyen me anijen Moliva në Durrës.

Analizat laboratorike të kryera në Itali konfirmuan se mbetjet janë toksike dhe të rrezikshme, me ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut dhe mjedis. Ky operacion nuk e ka mbyllur ende një kapitull të gjatë. Mbi 2,800 ton mbetje industriale që dolën nga Kurumi në Elbasan dhe u zbuluan të rrezikshme, çuan në lëshimin e 33 urdhër-arresteve për drejtuesit e Kurumit dhe kompanisë Sokolaj që eksportoi mbetjet drejt Tajlandës. Ndërkaq nuk dihet ende se çfarë do të bëhet me këto mbetje më tej, ndërsa pritet të përfundojnë hetimet dhe të çohet dosja për gjykim.
Nuk është vendosur ende nëse mbetjet do të asgjesohen, ku dhe nga kush, apo do t’i nënshtrohen trajtimit për të shmangur toksicitetin dhe pasojat e tij.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...