Durrës, Plagoset me thikë pronari i një biznesi të vogël

Date:

Share post:

Një konflikt banal përfundoi me plagosje me thikë në Durrës. Policia arrestoi autorin e dyshuar, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ndodhi pranë stadiumit “Niko Dovana” në një pikë saldimi mjetesh metalike.

Një konflikt i shpejtë për motive të dobëta, konkretisht për llamarina, përfundoi me plagosjen e një 60-vjeçari. Shtetasi R. Ll., rreth 45 vjeç, i njohur nga policia për probleme të shëndetit mendor, dyshohet se goditi me thikë 60-vjeçarin Vangjel Parangoni i cili po punonte si çdo ditë në biznesin e tij.

Policia mbërriti në vendngjarje brenda pak minutash nga marrja e njoftimit dhe ndaloi autorin e dyshuar në afërsi të ish-dispancerisë, duke e shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. I plagosuri u dërgua menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Hetimet po vazhdojnë për të dokumentuar plotësisht ngjarjen.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...