Situatë kritike në një kompeks pallatesh në Tiranë, pranë faramcisë 10 dhe QSUT-së. Fasada e një kompleksi pallatesh është përfshirë nga zjarri. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë të gjithë fasadën e të paktën dy pallateve. Forca të shumta ndodhen në vendngjarje ku ka shkuar dhe ministri Lamellari.

Ndërkohë ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë, po situata paraqitet tejet e vështirë dhe e rrezikshme duke bërë që të tërhiqen disa zjarrfikës për shkak të shtëllungave të mëdha të tymit dhe zjarrit masiv. Banorët janë evakuuar, ndërsa lufta me flakët vazhdon. Dyshohet se prania e polisterolit po ndikon në përhapjen e flakëve me shpejtësi.
Forcat zjarrfikëse kanë hyrë në dritaret e kompleksit të përfshirë nga zjarri, duke shpëtuar një të moshuar që kishte mbetur brenda.
Lufta me flakët vazhdon.
©️zërionline


