Samiti i diasporës/ Juristja Eva Baci: Jeni larg realitetit! Na i keni mbyllur dyert…

Date:

Share post:

Samiti i Diasporës në Tiranë nuk ka shkuar ashtu siç ishte parashikuar nga organizatorët, pasi nuk munguan as kritikat e forta.

Një juriste nga Vlora që e ushtron profesionin në Bolonja të Italisë, Eva Baci, ka folur me tone të ashpra duke theksuar se, pavarësisht dëshirës së madhe për t’u kthyer dhe kontribuar, mungon vullneti dhe hapësira reale për përfshirjen e diasporës.

Në panelin ku ishin të pranishëm dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ajo u shpreh se samitet e organizuara për Diasporën shpesh mbeten në nivel e deklaratave, ndërsa zëri i vetë diasporës nuk dëgjohet sa duhet.

“Dëshira për t’u kthyer në Shqipëri është shumë e madhe, ndaj marrim pjesë në samite, sepse presim një dritare te hapur nga toka mëmë, për t’u kthyer, që të na hapë derën. Skenari i samitit është shkruar shumë bukur, si ai regjisori që shkruan shumë bukur, dëgjojmë narrativa, por mungojnë aktorët kryesorë që është Diaspora. Ky është Samiti i Diasporës. Mendoj se përveç hapjes që fjala duhet t’u jepet ministrit, kryeministrit dhe presidentit, aktorët kryesorë jemi ne. Unë doja që të bëja një diskutim dhe nuk m’u dha e drejta e fjalës. Duhet t’i mbarojmë këto filmat e bukur, që ne vetëm të dëgjojmë”, tha Eva Baçi.

Ajo theksoi se, pavarësisht përgatitjes së lartë profesionale, shumë shqiptarë jashtë vendit ndihen të papërfaqësuar dhe të papërkrahur nga institucionet shqiptare. Eva Baçi ngriti shqetësimin se Diaspora shpesh trajtohet vetëm si statistikë dhe jo si potencial real për zhvillimin e vendit.

“Unë kam mbaruar 3 fakultete në Bolonjë, kam dy specializime. Kemi kërkuar shumë herë, që të hyjmë të japim kontributin tonë. Unë punoj 14 orë në Itali, por mund të punoj 20 orë për Shqipërinë. Unë nuk kam vend ku të flas, dua të shpreh atë që kam, sepse përndryshe ne ngelemi vetëm numra. Unë nuk mund të pres biletën të vij që andej për të qenë një numër. Unë kam ngelur shumë keq dje, kur u dhanë çmimet. Në krahun tim është njëri nga sipërmarresit shqiptarët që i jep punë 350 familje dhe ju nuk i dhatë një çmim, Astrit Poti.
Ju jeni larg realitetit, flas për politikanët, nuk jeni afër me ne. Jemi pa përkrahje dhe kur nuk të përkrah shteti yt, kur ti nuk jep kontribut në shtetin tënd. Unë për Italinë jam më e përgatitura, por jam thjesht e huaj. Ne duam të kthehemi në vendin tonë.

Këto panelet e ndara nuk janë mirë. Ne aktorët kryesore duhet të flasim, të sjellim problemet. Jo të dëgjojmë politikanët, narativa është shumë e bukur, por ju nuk e keni idenë cfarë do të thotë sakrifica, pa asnjë përkrahje dhe asnjë ndihmë.

Hapni dyertë, sepse Shqipërisë nuk i mungon truri. I keni mbyllur dyert, të gjitha personave që janë të përgatitur”, tha ndër të tjera përfaqësuesja e Diasporës.

Baci pati edhe një mesazh të drejtpërdrejt për politikën, duke theksuar se drejtuesit politikë janë të shkëputur nga realiteti i diasporës:

“Kam edhe shumë gjera, por po të më jepet mundësia unë diskutimin e kisha përgatitur. Z. Taulant Balla, je i pari që je shumë larg realitetit. Votën mund ta kalosh edhe 4 vite të tjera, por në histori duhet të lesh një emër”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...

Para pa deklaruar dhe pajisje të dyshimta, në pranga 49-vjeçari në dalje të Portit

Një 49-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë në Pikën e Kontrollit Kufitar të Portit të Durrësit, pasi...

Ndërtime pa leje në Himarë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona

Prokuroria e Vlorës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq për shpërdorim detyre 4 ish-zyrtarët e IMT-së Himarë dhe 3 shtetas për...