Pamje të rënda/ Tregojnë pronarin e pikës së saldimit të plagosur dhe me njerëz kureshtarë përreth

Date:

Share post:

Një video ekskluzive e siguruar nga Zëri Online ka zbuluar pamje tronditëse të një ngjarjeje të rëndë në Durrës, ku pronari i një pike saldimi mbeti i plagosur pas një sulmi të papritur me thikë pasdrekën e së mërkurës.

Pamje të rënda/ Tregojnë pronarin e pikës së saldimit të plagosur dhe me njerëz kureshtarë përreth
Vangjel P. Ka qenë duke kryer punën e tij të zakonshme, kur papritur një person i afrohet dhe e sulmon me thikë dhe largohet. Dëshmitarë okularë u shprehën se ai iu përgjërua me fjalët “ç’më bëre, ndalo”, por autori, një 45-vjeçar që dyshohet se punon dhe si taksist u largua vetëm pasi e goditi disa herë.

Pamjet tregojnë momentet e tmerrshme kur pronari i pikës së saldimit, i larë në gjak, përpiqet të mbajë veten, ndërsa njerëzit përreth e pyesin me kuriozitet për çfarë ka ngjarë, pa i ardhur në ndihmë të menjëhershme. Ky detaj shqetësues ngre pyetje të rëndësishme mbi ndjeshmërinë dhe reagimin e njerëzve në situata emergjente.
Afrohet më pas edhe një punonjës policie që gjithashtu shfaqet “indiferent”, i shqetësuar për ngjarjen, po jo për të plagosurin.

Policia arriti të kapë sulmuesin jo shumë larg vendit të ngjarjes, duke e identifikuar atë si një person me probleme të shëndetit mendor, ndërsa ngjarjen për motive banale.

Kjo ngjarje ngre shumë pyetje rreth trajtimit dhe mbështetjes së personave me çrregullime mendore në komunitet, por dhe të reagimit qytetar kur janë të pranishëm në një akt kriminal.

Pronari i pikës së saldimit, i cili është dërguar më pas në spital, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar. Sipas mjekëve, ai ka marrë disa plagë, por jeta e tij nuk është në rrezik të menjëhershëm.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal, ku shumë veta shprehin shqetësimin për sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve. Kjo ngjarje kriminale nxjerr edhe një herë në pah rëndësinë e përkujdesjes dhe integrimit të personave me çrregullime mendore në shoqëri nga autoritetet shëndetësore, për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda.

Ndërkaq ngjarja e sotme është dhe një apel për të gjithë për të reflektuar mbi përgjegjësinë e përbashkët për të krijuar një mjedis më të sigurt dhe më mbështetës për të gjithë.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...