Dëmtohet skulptura “Rrënjët” në shëtitoren e Durrësit

Date:

Share post:

Skulptura “Rrënjët” në shëtitoren bregdetare “Taulantia” në Durrës është dëmtuar dhe është rrethuar për sigurinë e vizitorëve të shumtë që fotografohen pranë saj çdo ditë. Sipas drejtorit të Agjencisë së Parqeve Urbane Durrës, Leonard Haka, dëmtimi ka ardhur si pasojë e peshës së vizitorëve që bëjnë foto, si dhe kushteve atmosferike pranë detit.

Ajo ka pësuar krisje në strukturë. Ndërkohë, janë njoftuar ekspertë nga Tirana për restaurimin e saj. E realizuar në bronz nga skulptori Adrian Dule dhe e vendosur në pranverën e vitit 2023 buzë detit, vepra e artit urban “Rrënjët” simbolizon lidhjen e qytetit me detin dhe rrënjët e emigrantëve shqiptarë.
Pas restaurimit, vepra do të rikthehet në vendin e saj në shëtitore.

spot_img

Artikuj të lidhur

Bolonja/Plantacion kanabisi në kompleks industrial, arrestohet shqiptari

Një plantacion gjigant me kanabis, qindra kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e mbledhur dhe në proces tharjeje, një...

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...