Arrestohet Agim Gashi për vrasjen e 3 viteve më parë

Date:

Share post:

Ka marrë fund arratia e 38-vjeçarit Agim Gashi, i akuzuar për një vrasje të ndodhur në Fier në fund të vitit 2023. Ai u arrestua nga strukturat e hetimit të krimeve të rënda, në zbatim të një urdhri ndalimi të lëshuar nga Prokuroria e Fierit.

Sipas vendimit të Gjykatës së Fierit, ndaj Gashit është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Hetimet e deritanishme e lidhin atë drejtpërdrejt me ekzekutimin e një 41-vjeçari në lagjen “16 Prilli”.

Ngjarja ka ndodhur më 7 dhjetor 2023, kur sipas dosjes hetimore, Agim Gashi në bashkëpunim me vëllain e tij Kreshnik Gashi (aktualisht në paraburgim në ambientet e IEVP Fier), kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga viktima Elton Javori. Konflikti mes palëve dyshohet se ka nisur për motive të dobëta. Si pasojë e të shtënave, 41-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Ekzekutimi i Elton Javorit: 

Elton Javori u ekzekutua më 7 dhjetor të 2023-it  në makinën e tij Porsche Cayenne, e cila u identifikua nga familjarët e tij pak metra larg banesës së tij në lagjen ‘16 prilli’ në Fier, ku autori Agim Gashi, i cili njihet edhe me emrin Agli, qëlloi me pistoletë Javorin. Ky i fundit ishte kundërpërgjigjur me armë zjarri ndaj Agim Gashit dhe vëllait të tij Kreshnik Gashi, por njëri prej plumbave të pistoletës së Agim Gashit ka rezultuar fatal për Javorin pasi e kapi në kokë.

Pista e konflikteve banale ishte shkaku që çoi në ekzekutimin e Javorit, pasi të dy, viktima dhe autori Agim Gashi, më parë kishin pasur një përplasje mes tyre, që me sa duket kishte mbetur e pasqaruar.

Viktima në Fier, është nipi i Medi dhe Demir Backës. I pari Medi Backa, i njohur si anëtar i bandës së Fierit u vra në 1997, në Masakrën e Levanit, me 23 viktima. Kurse Demir Backa u eliminua me kallshnikovë mbrëmjen e 23 tetorit 2021 në qendër të Fierit.

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultatet e votimit në PD/ Durrësi e Shijaku, mbështetje masive për Berishën

Ka përfunduar procesi i votimit në referendumin e votëbesimit në degët e Partisë Demokratike në Durrës dhe Shijak,...

Referendumi për Berishën në Durrës/ Pjesëmarrja arrin deri në 20% në 5 orët e para, ka edhe vota kundër

Procesi i votimit për referendumin e votëbesimit në Partinë Demokratike po vijon i qetë këtë të shtunë në...

U përplas me armë me policinë greke, plagoset shqiptari

Një përplasje me armë zjarri mes një shqiptari dhe policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm...

Sherr në paraburgimin e Vlorës, dhunohet ‘biznesmeni’ 

Një sherr ka ndodhur në paraburgimin e Vlorës, ku sipas raportimeve të paktën 5 persona kanë dhunuar një...