Flamur Gjuzi në krye të Policisë Bashkiake në Durrës, Sako përcakton prioritetet e reja në terren

Date:

Share post:

Ka pasur ndryshime në drejtimin e disa institucioneve vendore në Durrës të deklaruara këtë fillimjave.
Ish-oficer policie, Flamur Gjuzi ka deklaruar mbylljen e detyrës si drejtor i DRFSDKSH Durrës dhe do të vijojë karrierën si drejtor i Policisë Bashkiake të Durrësit. Lëvizja e tij, e cila sipas burimeve pritej prej kohësh, është finalizuar tashmë.

Ndërkohë, në krye të DRFSDKSH Durrës është emëruar Mimoza Kristo.

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, gjatë një takimi me strukturën e Policisë Bashkiake, prezantoi edhe drejtorin e ri të këtij organi, Flamur Gjuzi. Ajo theksoi rritjen e angazhimit në terren gjatë sezonit turistik, si dhe përcaktimin e prioriteteve të punës në vijim.

Sako kërkoi intensifikim të kontrolleve për hapësirat publike në zbatim të VKM-së së fundit, reagim të menjëhershëm ndaj ndërtimeve pa leje, menaxhim të plazheve publike, si dhe masa për ndotjen akustike dhe mbrojtjen e mjedisit. Ajo kërkoi gjithashtu përkushtim të plotë dhe zbatim rigoroz të ligjit, me synim rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe vizitorëve.

spot_img

Artikuj të lidhur

Tiranë/Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra

Mëngjesin e ditës së parë të shkollës, një grup i vogël protestuesish tentuan të bllokojnë rrugët. Ata u...

Wireless dhe alkool, kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

Një kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK është zhvilluar në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i...

Trump mund të publikojë “sekretet” e 11 shtatorit!

Donald Trump mund të hapë dokumente të tjera të qeverisë amerikane për sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001. Presidenti...

Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i filialit të Postës në Durrës

Alban Xhelili, ish-deputeti i Partisë Socialiste për Durrësin është emëruar në krye të filialit të Postës Shqiptare në...