Një 33-vjeçar është vënë nën procedim penal në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale, duke shkaktuar panik te qytetarët. Sipas Policisë, ai pretendonte se kryetari i bashkisë F. Golemi dhe disa punonjës të institucionit ishin të infektuar me HIV/AIDS.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit Emin Kokalari, 33 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar telefoni celular i tij, ndërsa materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Autoriteti policor bën apel për qytetarët që të shmangin shpërndarjen e lajmeve të pakonfirmuara, të cilat mund të krijojnë konfuzion dhe pasiguri në publik.
©️zërionline


