Jep dorëheqjen kreu i IMT-së në Durrës, largimi vjen në mes të aksioneve për lirimin e hapësirave publike

Date:

Share post:

Kreu i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Ilir Ngresi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas një takimi me kryetaren e bashkisë, Emiriana Sako.
Largimi i tij vjen në një periudhë të ndjeshme për IMT-në e cila, bashkë me ndërmarrje të tjera të bashkisë janë angazhuar në një aksion të gjerë për prishjen e objekteve të ndërtuara mbi kanalet kulluese, ndërhyrje e konsideruar me rëndësi për zgjidhjen e një problematike të hershme që ka prekur qytetin dhe banorët e tij. Jo vetëm ky aksion, po dhe të tjera në proces.
Burime pranë bashkisë e lidhin dorëheqjen me ngarkesën dhe presionin e lartë që shoqëron funksionin, në një sektor ku ndërthuren konfliktet me interesat, përplasjet me qytetarët dhe përgjegjësitë e forta administrative. Pesha e zbatimit të vendimmarrjeve të vështira, por edhe ekspozimi i vazhdueshëm ndaj tensioneve në terren, mësohet se kanë ndikuar në vendimin për t’u tërhequr. Ngresi u emerua në fillim të shkurtit.
Gjatë muajve të fundit, Ngresi u përball edhe me situata të forta kundërshtimi publik. Në shkurt, ai u vu në qendër të reagimeve të banorëve të qendrës historike të qytetit, të prekur nga projekti TID Durrës, të cilët e akuzuan për firmën në shkresën që kërkonte largimin vullnetar nga banesat brenda afateve të përcaktuara.
Dorëheqja e tij vjen pas një periudhe të shkurtër, por të shoqëruar me sfida, ndërsa mbetet për t’u parë se kush do të marrë drejtimin e IMT Durrës në vijim, në një kohë kur aksionet në terren për lirimin e hapësirave publike vazhdojnë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në Fier, përplasen dy makina, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Fier, pas përplasjes së dy automjeteve pranë Spitalit...

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...