Burgu i Durrësit me drejtues të ri, Ikën Kurti vjen Mazreku

Date:

Share post:

Pas të paktën tre muajsh pa një drejtues të emëruar, burgu i Durrësit ka një drejtor të ri. Në krye të këtij institucioni është emëruar Serjan Mazrreku, duke i dhënë fund një periudhe drejtimi të komanduar në këtë IEVP, që erdhi pas arrestimit në janar të ish-drejtorit Indrit Cerloj, pasojë e arratisjes së Altin Ndocit.

Mazrreku zëvendëson në këtë detyrë Ervin Kurtin, i cili drejtonte institucionin me komandim. Kurti u komandua në detyrë pas Edmond Llabanit, i cili vetëm pak ditë pas komandimit pësoi hemorragji cerebrale, u dërgua për mjekim në Itali dhe humbi jetën në fillim të këtij muaji.

Serjan Mazrreku ka një profil që ndërthur përvojën në administratë dhe profesionin e juristit. Ai ka mbajtur më herët detyrën e administratorit të zonës së Durrësit të Ri në Bashkinë Durrës, ndërsa pas largimit nga kjo detyrë ushtroi profesionin e avokatit.
Emri i tij u lakua edhe në zhvillimet politike të viteve të fundit në Durrës. Rreth pesë vite më parë, në shenjë pakënaqësie me zhvillimet brenda Partisë Socialiste, iu bashkua Partisë Demokratike, një afrim që zgjati për një periudhë të shkurtër dhe u rikthye më pas tek socialistët.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...

Arrestohen dy persona nën dyshime për krime lufte në Istog

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona nën dyshime për krime lufte. Rasti ka të bëjë...