Pas arrestimeve në Durrës/ Një tjetër tenton fatin, por largohet i trembur nga frika e prangave

Date:

Share post:

Pak orë pas arrestimit të dy personave për zhvatje në një vendparkim pa pagesë në Durrës, një tjetër person tentoi të përfitojë e të marrë para në parkimin pranë pishinës olimpike. Ai u shfaq që në orët e mëngjesit në parkimin pranë pishinës, me stilolaps dhe fletore në dorë, gati për të përfituar nga parkimi i radhës i automjeteve.
Kur e pyes nëse ka frikë se mund të arrestohet, më thotë jo, pa qenë i vetëdijshëm se paraardhësit e tij tashmë janë në pranga. Ai po e shijon faktin se territori është i lirë dhe mund të bëjë disa para.

I martuar dhe me fëmijë, vite më parë ka ardhur nga Kosova për të jetuar në Durrës. Përballet shpesh me policët, por justifikohet duke thënë se nuk u merr para për parkim, por thjesht lyp, pa i detyruar. Deri tani, kështu ia ka hedhur.


Ai largohet për të orientuar parkimin e një automjeti që sapo ka hyrë në shesh. Më pas, takon dikë dhe duket se e konfirmon. Më në fund, kupton që dy personat e tjerë, as të parët e as të fundit në Durrës, që më parë kërkonin para padrejtësisht nga qytetarët për parkim, janë kapur nga policia. Kjo e tremb dhe vendos të largohet për pak kohë. Nuk dëshiron të përfundojë në të njëjtën situatë, ndërsa në shtëpi e pret familja – fëmijët që kanë nevojë për ushqim dhe veshmbathje dhe nuk duan të dinë për poshtërimin, zhvatjen e qytetarëve a për rrezikun me të cilin përballet ai për të siguruar paratë e përditshme.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...