Të shtëna në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë, i pranishëm Presidenti Trump

Date:

Share post:

Donald Trump është nxjerrë me urgjencë nga darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë pasi u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Presidenti amerikan është shëndoshë e mirë. Ai dhe Melania Trump u larguan menjëherë, bashkë me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth,

Një burrë i armatosur me një armë gjahu qëlloi ndaj një agjenti të Shërbimit Sekret, i tha një zyrtar i FBI-së agjencisë Reuters.

Një i dyshuar është arrestuar. Ai është identifikuar si Cole Tomas Allen, 31 vjeç nga Kalifornia. Allen ka deklaruar se donte të shënjestronte zyrtarët e administratës Trump.

Të ftuarit u fshehën poshtë tavolinave, ndërsa vetëm pak më pas, Trump postoi në Truth Social se autori i të shtënave ishte “kapur”.

“Kam rekomanduar që ‘ta vazhdojmë shfaqjen’, por do të udhëhiqem plotësisht nga forcat e rendit. Pavarësisht këtij vendimi, mbrëmja do të jetë shumë ndryshe nga sa ishte planifikuar dhe thjesht do të na duhet ta bëjmë përsëri”, shkroi ai, ndërsa më vonë u tha se do të planifikohej sërish pas 30 ditësh.

Trump tha se një agjent i Shërbimit Sekret u qëllua nga një distancë shumë e afërt, por u shpëtua nga jeleku i tij antiplumb.

“Sapo fola me agjentin dhe ai është shumë mirë,” tha Trump. “Ai është në gjendje shumë të mirë shpirtërore, dhe ne i thamë që e duam dhe e respektojmë, dhe ai është një njeri shumë krenar.”

Në fillim ai nuk ishte i sigurt nëse zhurma ishte një tabaka që ra apo një plumb, tha presidenti.

“Shpresoja që të ishte një tabaka, por nuk ishte.”

Trump krahasoi rreziqet e profesionit të presidentit me profesione të tjera, përfshirë garat me makina dhe ndeshjet me dem, duke vënë në dukje se rreth 5.8% e presidentëve amerikanë janë qëlluar.

“Vështirë të përfytyrosh profesione më të rrezikshme”, tha ai, duke shtuar se të qenit drejtues do të thotë se duhet “të marrësh rreziqe”.

Ai u pyet se si ky incident do të ndikojë tek ai si lider.

“Preferoj të mos mendoj për këtë,” u përgjigj ai. “Unë bëj një jetë mjaft normale duke marrë parasysh gjithçka, është një jetë e rrezikshme. Mendoj se e menaxhoj sa më mirë që mund të menaxhohet.”

Ai tha se ka lexuar histori për njerëz që përballen me situata të tilla dhe “përfundojnë të shkatërruar psikologjikisht”.

“Sinqerisht, unë nuk jam i tillë. E marr siç vjen. E bëj për vendin. Nuk e bëj për ndonjë arsye tjetër.”

Ai shtoi se edhe Zonja e Parë e kupton rrezikun e këtij posti dhe se është e rrezikshme edhe për të. Më herët, Trump tha se ngjarja ishte traumatike për Melanian.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Ergys Agasi, i cili ndodhet në qeli për dosjen e AKSHI-t, është transferuar nga paraburgimi i Bradasheshit drejt...

Dyshohet se u vra për 500 euro borxh nga i riu italian, bashkëshortja e 31-vjeçarit shqiptar rrëfen dhimbjen

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, Denaldo Maxhallaku, i cili u gjet...

Nga 1 janari, rritje pagash për të gjithë efektivët e Policisë, sa do të përfitojnë sipas gradave

Punonjësit e Policisë së Shtetit pritet të përfitojnë rritje pagash nga 1 janari, ku efektivët e rolit bazë...

Tragjedia me 68 viktima në Spanjë/ Tre gabimet që çuan në përplasjen e trenave

Spanja po përballet me pasojat e një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore, ku të paktën 68 persona...