Alarm bombe në qendrën tregtare Toptani

Date:

Share post:

Qendra tregtare “Toptani”, që ndodhet në zemër të kryeqytetit, u evakuua mbrëmjen e sotme pas një alarmi fals për sulm me bombë.

Ka qenë shefi i sigurisë së qendrës tregtare i cili është vënë në alarm për një sulm me bombë, nëpërmjet emailit. Në email thuhej se brenda godinës “është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30”.

Ndërsa objekti u boshatis plotësisht nga klientët, konsumatorët dhe stafi, brenda saj forcat blu ushtruan kontrolle me qen në mënyrë të imtësishme për të zbuluar të vërtetën e informacionit, i cili rezultoi i rremë.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme. 

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Ergys Agasi, i cili ndodhet në qeli për dosjen e AKSHI-t, është transferuar nga paraburgimi i Bradasheshit drejt...

Dyshohet se u vra për 500 euro borxh nga i riu italian, bashkëshortja e 31-vjeçarit shqiptar rrëfen dhimbjen

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, Denaldo Maxhallaku, i cili u gjet...

Nga 1 janari, rritje pagash për të gjithë efektivët e Policisë, sa do të përfitojnë sipas gradave

Punonjësit e Policisë së Shtetit pritet të përfitojnë rritje pagash nga 1 janari, ku efektivët e rolit bazë...

Tragjedia me 68 viktima në Spanjë/ Tre gabimet që çuan në përplasjen e trenave

Spanja po përballet me pasojat e një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore, ku të paktën 68 persona...