Rikonstruksioni i pishinës “Taq Dafa” ringjall traditën e notit dhe ambicien në Durrës

Date:

Share post:

Dhjetra fëmijë dhe të rinj kanë nxituar të frekuentojnë në gusht, pas rikostruksionit, pishinën e vetme publike të Durrësit, një ambient sportiv miqësor dhe i shëndetshëm për fëmijët dhe çdo të apasionuar pas notit.

Qyteti i njohur për traditën e tij në sportin e notit, ka hapur së fundmi dyert e pishinës së rikonstruktuar “Taq Dafa”. Me standarde të reja dhe kushte moderne, pishina ka ngjallur menjëherë interesin për këtë sport të shëndetshëm, veçanërisht për fëmijët në moshën e zhvillimit.

Sipas specialistëve, noti mbetet një nga sportet më të shëndetshme për trupin dhe mendjen e njeriut. Trajneri i ekipit të Teutës në not dhe njëherësh përgjegjës i pishinës publike, Gjergj Ngresi vë në dukje rritjen e interesit pas rikonstruksionit.

“Më parë ka pasur një rënie interesi, por me kushtet e reja dhe të përmirësuara, masiviteti është rritur ndjeshëm. Tani kemi rreth 100-120 fëmijë që vijnë rregullisht,” thotë Ngresi.

Interesimi i prindërve është gjithashtu në rritje. Sipas trajnerit Jurgen Fici, i cili është mjaft i apasionuar dhe pas punës me fëmijët, objektivi kryesor është që fëmijët e vegjël të mësojnë notin dhe të ndjehen të sigurt në ujë. 

Fici shton se numri i fëmijëve është rritur ndjeshëm për shkak të përmirësimeve të kryera në infrastrukturë. I përkushtuar ndaj punës me fëmijët, ai thekson se sfida e tij e përditshme është të bëjë notin sa më të dashur për brezin e ri, duke ofruar jo vetëm kushtet dhe disiplinën që kërkon ky sport, por edhe një ambient të këndshëm dhe social për ta.

Pishina “Taq Dafa” është e vetmja në vend që plotëson standardet e një pishine olimpike, dhe instruktorët e notit në Durrës kanë ambicie të mëdha për të ardhmen. Ata synojnë të përfaqësohen me të paktën një notar në lojërat e ardhshme olimpike.

“Kemi disa elementë që stërviten pranë klubit tonë që premtojnë dhe do të bëjmë të pamundurën që Durrësi të përfaqësohet me një notar në olimpiadën e ardhshme që do të zhvillohet”, deklaron Fici.

Të pasurit e një pishine në standardet e kërkuara dhe pasioni për notin e punën janë faktorë kyç.

“Pishina jonë është unike në Shqipëri. Asnjë pishinë tjetër në Tiranë nuk i ka këto standarde,” thotë Ngresi, duke shtuar se ky është një hap i madh për zhvillimin e sportit të notit në vend.

Durrësi po përgatitet të shndërrohet në kryeqendrën e notit në Shqipëri, duke mbajtur edhe për vitin në vazhdim titullin e kampionit kombëtar me ekipin Teuta, ndërsa trajnerët po punojnë me synimin për të stërvitur notarin e ardhshëm olimpik të vendit.

L. B.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

SHBA konfirmon vendosjen e armëve në orbitë

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar për herë të parë publikisht se kanë vendosur armë në orbitë, një zhvillim...

Lamtumirë Flora Brovina, ikonë e qëndresës! Nga mjeke gazetare dhe poete, në burgjet e Serbisë dhe në Kuvendin e Kosovës

Flora Brovina nuk ishte vetëm një emër i politikës së Kosovës. Ishte mjeke që gjendej pranë fëmijëve në...

Ervin Mata drejt Shqipërisë, Gjykata Supreme e Brazilit miraton ekstradimin

Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë, ku ai kërkohet nga SPAK...

“Pikat” kapin 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap me 297 doza heroinë dhe kokainë, të dyshuara se...