Orkestra e të Rinjve të Ballkanit Perëndimor Rikthehet në Durrës me një koncert mbresëlënës

Date:

Share post:

Durrësi u bë sërish mikpritës i virtuozitetit të Orkestrës së të Rinjve të Ballkanit Perëndimor, e cila u rikthye për të dytin vit rresht si pjesë e turit të saj ballkanik. Koncerti, i mbajtur në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, u hap me uverturën “Forca e fatit” nga kompozitori i njohur italian, Xhuzepe Verdi.

Nën udhëheqjen artistike dhe dirigjimin e Desar Sulejmanit, 66 artistë nga 17 vende të ndryshme performuan pjesë të njohura të muzikës klasike, si dhe orkestrime të reja të këngëve më të famshme pop dhe rock nga vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave dhe këngët “Faleminderit” të Elita 5, “Kuturu”, “Fati ynë shpresë e marrëzi”, “Na lini të jetojmë”, si dhe një këngë të grupit “Fisnikët”. 

“Ka qenë ide e jona që t’i lidhim këto dy stile, klasiken dhe modernen, që të jemi më të hapur ndaj publikut, si ndaj atij që shijon muzikën klasike ashtu edhe atij që dëshiron të ndjejë tingujt e muzikës moderne në një orkestër kaq të madhe, siç jemi ne,” tha Desar Sulejmani.

Jo vetëm publiku, por edhe vetë instrumentistët shijuan koncertin, të cilin e cilësuan si një përvojë të veçantë artistike.

“Ishte kënaqësi të interpretoja përballë këtyre spektatorëve dhe në këtë skenë të mrekullueshme të teatrit. E shijova dhe përveç interpretimit në instrument dhe këndova,” u shpreh Maria, një instrumentiste nga Serbia.

Nga ana tjetër, një spektator durrsak e përshkroi koncertin si një “shfaqje me përgatitje të lartë profesionale”, duke shprehur mirënjohjen që qyteti i Durrësit pati mundësinë të mirëpresë një aktivitet të tillë.

Koncerti u ndoq nga spektatorë vendas, një pjesë e tyre të ardhur nga Tirana, si dhe shtetas të huaj që jetojnë apo kanë ardhur për pushime në Durrës.

Shqipëria është një nga ndalesat e turit muzikor të Orkestrës, i cili synon të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe miqësie përmes artit në rajonin shpesh të trazuar nga konfliktet.

“Ne duam që të bashkojmë vendet e Ballkanit Perëndimor drejt rrugës së tyre të integrimit në familjen evropiane. Përmes muzikës, artit të vërtetë dhe lidhjes kulturore, do të mundësojmë një rajon më të paqtë,” tha Sulejmani.

Pas Durrësit dhe Novi Sadit, ndalesa e fundit e këtij turneu ballkanik do të jetë Berlini, ku orkestri do të marrë pjesë në një nga festivalet ndërkombëtare më të njohura të orkestrave rinore.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...