Ndërron jetë 35-vjeçari pas incidentit tragjik në pikën e karburantit të Gega Oil në autostradë

Date:

Share post:

Një aksident tragjik ka përfunduar me humbjen e jetës së shoferit të autobotit që u përfshi nga flakët në një pikë karburanti në autostradën Durrës-Tiranë, dy ditë më parë. Ervis Prendi, 35 vjeç, nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga djegiet e rënda të pësuara gjatë incidentit.

Ngjarja ndodhi të premten në pikën e karburantit të “Gega Oil”, ku zjarri u përhap me shpejtësi. Ndërhyrja e menjëhershme e punëtorëve të pikës, policisë dhe zjarrfikësve, bëri të mundur neutralizimin e flakëve. Pas shuarjes së zjarrit, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat dhe shkakun e ngjarjes, si dhe për të verifikuar nëse janë respektuar kushtet e sigurisë në pikën e karburantit.

Deri më tani, nuk ka asnjë deklaratë zyrtare apo ndalim të ndonjë personi në lidhje me ngjarjen e rëndë që mori jetën e 35-vjeçarit, i cili ishte celebruar në martesë vetëm tre muaj më parë.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj sulmon Ramën nga qelia: Më çoi Toni Gogun me ultimatume, më kërkoi t’ia lë Bashkinë Arbër Hajdarit ose…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza...

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...