Rrobat pa fatura dhe alkool “fantazmë”/ Dy tentativa kontrabande në Portin e Durrësit

Date:

Share post:

Dy raste të dyshuara kontrabande janë zbuluar në hyrje të vendit përmes Portit të Durrësit, duke hedhur dritë mbi mënyrat se si mallrat pa dokumentacion tentojnë të depërtojnë në tregun shqiptar.

Ngjarja e parë lidhet me një kamion të ardhur në territorin e Shqipërisë nga porti i Durrësit, ku gjatë kontrollit u zbuluan mijëra artikuj veshjesh të futura pa asnjë faturë apo dokument shoqërues. Burimet policore bëjnë me dije se bëhet fjalë për rreth 3300 palë veshje, një sasi që ngre pikëpyetje mbi destinacionin dhe rrjetin që mund të fshihet pas këtij transporti. Drejtuesi i mjetit, një 50-vjeçar nga Shijaku, është arrestuar në flagrancë.

Në një tjetër rast, vetëm pak kohë më pas, një kamionçinë u ndal për kontroll dhe rezultoi se transportonte qindra litra pije alkoolike pa dokumentacion origjine. Mes tyre, edhe dhjetëra shishe të gatshme për treg, të cilat dyshohet se do të përfundonin në shitje informale. Drejtuesi i mjetit, 54 vjeç nga Rrogozhina, po hetohet në gjendje të lirë.

Të dyja rastet nxjerrin në pah një fenomen të vazhdueshëm: përpjekjet për të shmangur taksat dhe kontrollet, duke futur mallra në mënyrë të paligjshme në treg. Raste të tilla dëmtojnë konkurrencën dhe ulin të ardhurat në buxhetin e shtetit.

Mallrat janë sekuestruar, ndërsa çështjet i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokuroria e Durrësit, e cila pritet të zbardhë nëse bëhet fjalë për raste të izoluara apo pjesë të një aktiviteti më të gjerë kontrabande.

Ndërkohë, kontrollet në portin më të madh të vendit deklatohet nga policia se mbeten në fokus, në një përpjekje të vazhdueshme për të frenuar hyrjen e mallrave “pa gjurmë” në ekonomi.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...