Celularë të ndaluar në burgun e Durrësit, po VIP-at rezultuan të pastër

Date:

Share post:

Në vijim të informacioneve të siguruara nga strukturat operative të Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe pas analizës së riskut, u ndërmor një aksion i befasishëm kontrolli në IEVP Durrës.

Kontrolli u zhvillua në orët e para të mëngjesit, me pjesëmarrjen e Forcave Speciale të DPB. Gjatë operacionit u ushtrua kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kontrollit u sekuestruan tre celularë tip “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë. Njëri prej tyre u gjet në posedim të të paraburgosurit me iniciale B.G., ndërsa dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan pa autor në ambientet e jashtme, në zonën e brezit të butë.
Burime nga ky burg bënë me dije se të paraburgosurit e njohur që mbahen në të nuk rezultuan problematikë në këtë rast.
Menjëherë pas konstatimit të rastit, u veçua i paraburgosuri B.G., u hartua raporti i incidentit dhe u mbajt procesverbali i bllokimit të sendeve të ndaluara. Materialet i janë referuar Specialistit të SHKB për veprime të mëtejshme hetimore.

Ky aksion vlerësohet si pjesë e masave për forcimin e sigurisë në institucionet penitenciare. Sipas autoriteteve, kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të në rang vendi, në kuadër të politikës së tolerancës zero ndaj shkeljeve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...