“Më çmend sonte ose…”/ Akuzoi shqiptaren se e kishte kthyer në skllav seksual, indiani gënjeu dhe për vdekjen e babait për të përfituar

Date:

Share post:

Lajmi se shqiptarja Lorna Hajdini, një nga drejtueset e bankës “JPMorgan Chase”, kishte ngacmuar dhe detyruar një punonjës të saj të bëhej “skllavi i saj seksual”, bëri xhiron e rrjetit. Por ky nuk ishte i vetmi mashtrim. Kjo nuk është e gjithë e vërteta.

Ish-bankieri i JPMorgan Chase, duket se ka një histori mashtrimesh e gënjeshtrash. Ai gënjeu kompaninë se babai i tij po vdiste në mënyrë që të merrte gati tre muaj leje të paguar. Dhe dyshohet se e përdori këtë kohë të lirë për të përgatitur padinë tronditëse kundër Lorna Hajdinit dhe punëdhënësit të tij.

Burime për New York Post bëjnë me dije se Chirayu Rana, 35 vjeç, i informoi mbikëqyrësit në mesin e dhjetorit 2024 për vdekjen e supozuar të babait të tij, Chaitanya, dhe se ai duhej të merrte pushim nga puna për të qenë me familjen e tij, duke bashkuar forma të ndryshme të lejes së paguar përveç pesë ditëve të zisë.

Burimet thanë se financuesi, i cili tani është i papunë, iu lejua të punonte nga distanca që nga vjeshta e vitit 2024, kur ai i kishte raportuar për herë të parë drejtuesve të bankës se babai i tij ishte i sëmurë rëndë. Më pas, ai i perdori një sërë lejesh midis fillimit të marsit dhe fundit të majit të vitit të kaluar, kur një draft-ankesë fillestare iu dërgua ekipit ligjor të bankës, thanë njerëzit e njohur me çështjen.

Rana më në fund e paraqiti padinë e tij gati një vit më vonë, më 28 prill, në Gjykatën Supreme të Qarkut të Nju Jorkut nën pseudonimin “John Doe”, duke akuzuar drejtoreshën ekzekutive Lorna Hajdini, 37 vjeç, se e kishte droguar me Rohypnol dhe Viagra, e kishte detyruar të kryente akte seksuale degraduese dhe i kishte kërcënuar karrierën nëse ai refuzonte.

Ndërkohë Lorna Hajdini kundërshton me forcë akuzat ndaj saj.

“Lorna i mohon kategorikisht akuzat. Ajo nuk është përfshirë kurrë në ndonjë sjellje të papërshtatshme me këtë individ të asnjë lloji dhe nuk ka qenë kurrë në vendin ku supozohet se ka ndodhur sulmi seksual i dyshuar”, shprehen avokatët. Historia vazhdon.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...