Të presësh vdekjen, policia paralajmëron ndëshkime të rënda për shoferët e pabindur

Date:

Share post:

Pas tragjedisë me dy fëmijë në Durrës, Policia paralajmëron ndëshkime të ashpra për shoferët

Aksidenti tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe u plagos një tjetër, ka nxitur reagim të menjëhershëm nga strukturat e rendit. Në një dalje për mediat, drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu, paralajmëroi masa të reja dhe më të ashpra për të frenuar shkeljet që po kthehen në burim aksidentesh fatale.

Sipas tij, fokusi kryesor do të jetë parandalimi i sjelljeve agresive në rrugë dhe rritja e kontrollit përmes teknologjisë. Në akset nacionale, policia nuk do të ndalojë më automjetet pa arsye, por monitorimi do të kryhet me pajisje inteligjente dhe patrulla të lëvizshme. Çdo shkelje do të regjistrohet dhe gjobat do të pasqyrohen në kohë reale në e-Albania.

Patrullat do të ndërhyjnë vetëm në raste flagrante, si shpejtësi ekstreme, parakalime të rrezikshme apo sjellje agresive që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës.

Shifrat e publikuara nga policia tregojnë përmasa shqetësuese të fenomenit:

  • 82,100 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për tejkalim shpejtësie
  • 27,000 për parakalime të gabuara
  • rreth 60,000 për përdorim celulari, mosvendosje të rripit apo mungesë kaskë
  • 1,009 drejtues janë arrestuar për drejtim në gjendje të dehur ose pa leje
  • 815 shoferë kanë humbur të gjitha pikët e patentës

Ndërkohë, 33% e viktimave në aksidente rezultojnë të jenë këmbësorë, drejtues biçikletash apo motomjetesh, që tregon rrezikun e lartë për kategoritë më të pambrojtura në rrugë.

Në zonat urbane, kontrollet do të intensifikohen me testime alkooli, monitorim shpejtësie, ndëshkime për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve dhe goditje të fortë ndaj parkimeve të gabuara, përfshirë përdorimin e mjeteve ngritëse.

Autoritetet theksojnë se, pavarësisht një përmirësimi të lehtë krahasuar me vitin e kaluar, shkaqet kryesore të aksidenteve mbeten të njëjtat: shpejtësia dhe sjellja e papërgjegjshme në rrugë.

Policia Rrugore apelon për respektim rigoroz të rregullave, duke paralajmëruar se çdo shkelje apo sjellje agresive do të ndëshkohet maksimalisht, me qëllimin e vetëm: mbrojtjen e jetës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Vlorë 30-vjeçari për trafik droge

Policia e Shtetit ka arrestuar një 30-vjeçar, si pjesë e një grupi kriminal që akuzohet për trafik të...

Përballje në GJKKO/ Noizy dhe babai i tij në gjyqin ndaj bandës së Laert Haxhiut

Këngëtari Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet...

Mbytet anija me 8 mijë ton sodë, shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e mallrave, e cila po...

Homazhe dhe protestë në heshtje para Bashkisë, Nesër protestohet sërish

Një grup banorësh të lagjes 15 në Durrës, të zonës ku ndodhi edhe aksidenti tragjik, janë mbledhur mbrëmjen...