Një atentat me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme zonën e Gjashtës në Sarandë, ku viktimë ka mbetur Rexhep Ismaili, 66 vjeç, pronar i një karburanti në qytet. Paraprakisht deklarohet se ka qënë dhe drejtues i shoqatës Çamëria.

Sipas informacioneve paraprake, 66-vjeçari është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plumb në kokë. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e atentatit kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa zona është rrethuar për të mundësuar kryerjen e veprimeve hetimore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa deri më tani nuk ka ende një reagim zyrtar mbi motivet e atentatit.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në qytet, ndërsa priten detaje të tjera nga në vijim.
©️zërionline


