Dhunë për pronën në Golem, e moshuara akuzon policinë: Më morën zvarrë, po më grabisin shtëpinë

Date:

Share post:

Një konflikt për pronën në bregdetin e Golemit, në Kavajë, ka rikthyer në vëmendje çështjen e pronave dhe historinë e 70-vjeçares Sheko Ademi, e cila pretendon se prej 3 vitesh po përballet me tentativa për tjetërsimin e pronës së trashëguar nga i ati.
Sipas saj, përplasjet janë shoqëruar me incidente të përsëritura, të dokumentuara edhe nga kamerat e sigurisë, ndërsa episodi më i fundit lidhet me pretendimet për dhunë gjatë shoqërimit nga policia.

“5 makina policie nëna. Këto zvarrë e bjer, këto duart e mija janë goditur nga shkelmat e policëve te koka. Fut e bjer e fut e bjer, a më ra të fikët s’mora vesh më. Kap një nga koka, një nga këmbët, një përplas, zvarrë më nxorën. Kam shenja në trup gjithandej”, tha Sheko Ademi.
Sipas Ademit, konflikti ka kaluar kufijtë familjarë dhe tashmë është kthyer në një përballje me institucionet.

“Unë 70-vjeçare, çfarë kam vjedhur. Vjedhje në bashkëpunim, janë çuar relacionet në prokurori, çfarë janë ato. Çfarë vodha unë të keqën nëna, çfarë mund të vjedh unë, shtëpinë time? Ata po më vjedhin shtëpinë dhe pronën time dhe policia mbron hajdutët që duan të marrin pronën time”, shprehet e moshuara.

E moshuara kërkon hetim dhe drejtësi, duke u shprehur se nuk do të heqë dorë nga ajo që e konsideron amanaet nga babai dhe trashëgiminë e saj.

“Është marrë leja e ndërtimit për tu bërë pallat. Po si i thashë unë, unë e vdekur me arkivol do dal nga shtëpia ime. Nuk dal se është shtëpija ime”, tha Ademi.

Nga ana tjetër, Drejtoria e policisë Durrës reagoi pas publikimit të videos në rrjetet sociale, duke sqaruar se bëhet fjalë për disa episode të referuara në Prokurori, që lidhen me konfliktin për pronësinë. Sipas policisë, 70-vjeçarja është shoqëruar pas dyshimeve për “shkatërrim prone me zjarr” dhe “kundërshtim të punonjësit të policisë”, ndërsa vetë ajo pretendon se është dhunuar gjatë ndërhyrjes. Ajo hedh dyshime dhe për vdekjen e të vëllait.

Konflikti mbetet i hapur, mes pretendimeve të palëve dhe pritjes për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...