Shkatërrohet një klasë në një shkollë të Bulqizës, të dyshuar nxënës të saj

Date:

Share post:

Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar në ambientet e shkollës së mesme të bashkuar “Asllan Keta” në Bulqizë, ku gjatë natës është shkatërruar klasa e katërt e kësaj shkolle. Ngjarja është konstatuar mëngjesin e sotëm, në momentin kur stafi pedagogjik dhe nxënësit janë paraqitur për të nisur procesin mësimor.

Sipas burimeve pranë drejtorisë së shkollës, bankat dhe karriget janë gjetur të dëmtuara, materialet mësimore të shpërndara në dysheme, ndërsa muret dhe pajisjet e klasës kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Nga verifikimet paraprake dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, mësohet se në ambientet e shkollës janë futur disa fëmijë, aktualisht nxënës të kësaj shkolle.

Ata dyshohet se kanë hyrë nga pjesa e pasme e godinës, duke shmangur hyrjen kryesore. Pamjet filmike janë sekuestruar nga grupi hetimor dhe po analizohen për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësit konkretë. Ndërkohë, Policia ka shoqëruar disa nxënës dhe prindër të tyre për t’i marrë në pyetje lidhur me këtë akt vandalizmi.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se po punohet për të kuptuar motivet e kësaj ngjarjeje, si dhe nëse kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në qytet. Jashtë kamerave, nxënës, prindër dhe banorë të zonës e kanë dënuar ashpër këtë veprim, duke e cilësuar si një akt të papranueshëm që dëmton jo vetëm ambientet shkollore, por edhe vetë komunitetin.
Drejtoria e shkollës pritet të marrë masa për rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit në klasën e dëmtuar, ndërsa hetimet e Policisë vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...