Policia e Durrësit njofton masat për “Turin Çiklistik 2026”, Ja rrugët që do të bllokohen më 19 maj

Date:

Share post:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka hartuar planin e masave për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar sportiv “Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026”.

Në kuadër të etapës së dytë të këtij aktiviteti, e cila do të zhvillohet më datë 19.05.2026 dhe do të përshkojë disa akse rrugore në qarkun Durrës, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në disa segmente rrugore.

Sipas njoftimit, më 19 maj 2026, nga ora 12:00 deri në përfundim të garës, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në këto rrugë:

  • Autostrada Maminas – Mbikalimi i Shkozetit (vetëm sensi Maminas-Durrës);
  • Mbikalimi i Shkozetit – Unaza Plepa (rruga “Martin Camaj”);
  • Plepa – Shkëmbi i Kavajës – Golem;
  • Kavajë – “Bishti i Zhurit”.

Policia e Durrësit apelon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të aktivitetit, si dhe rekomandon përdorimin e rrugëve alternative deri në përfundim të garës.

Strukturat e Policisë do të jenë maksimalisht të angazhuara për garantimin e sigurisë, rendit publik dhe mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv ndërkombëtar.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...

Dogana gjermane bllokon pakon drejt Shqipërisë, qeni nuhatës zbulon 32 lëkura pitoni të kontrabanduara

Një dërgesë e nisur nga Indonezia dhe me destinacion Shqipërinë është sekuestruar në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi...

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...