Nga Durrësi në Kavajë, bllokohen akset kryesore/ Nis sot etapa e dytë e Turit Çiklistik të Shqipërisë

Date:

Share post:

Që prej orës 12:00 të kësaj të marte nisin kufizimet dhe bllokimet e përkohshme të disa akseve kryesore rrugore në qarkun e Durrësit, për shkak të zhvillimit të etapës së dytë të Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë 2026.

Gara, e cila ka sjellë në Shqipëri çiklistë profesionistë nga vendi, Ballkani dhe Europa, nis nga qyteti i Lezhës dhe do të përfundojë në Elbasan, ndërsa kalon në disa segmente të rëndësishme rrugore të Durrësit.

Për shkak të aktivitetit sportiv, janë bllokuar segmentet Maminas-Mbikalimi i Shkozetit, Mbikalimi i Shkozetit-Plepa, Plepa-Golem, si dhe aksi Kavajë-Bishti i Zhurit. Kufizimet pritet të sjellin trafik të rënduar dhe vonesa në hyrje të Durrësit, zonën e Plazhit, Golemit, si edhe në akset drejt Kavajës dhe Rrogozhinës.

Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjet në këto segmente gjatë zhvillimit të garës dhe të përdorin rrugë alternative deri në përfundimin e etapës.

Ndërkohë, etapa e parë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë u fitua nga belgu Kjell Cooman, i cili triumfoi në itinerarin Tiranë-Lezhë prej 177 kilometrash. Pas tij u renditën Timotej Bavec dhe Alin Toader.

Turi çiklistik, me pjesëmarrjen e 20 skuadrave elitare nga vende të ndryshme të Europës dhe Ballkanit, do të vijojë deri më 22 maj, duke përshkuar disa nga qytetet dhe zonat më të rëndësishme të vendit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bolonja/Plantacion kanabisi në kompleks industrial, arrestohet shqiptari

Një plantacion gjigant me kanabis, qindra kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e mbledhur dhe në proces tharjeje, një...

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...