Plumba dhe tension në Mamurras, kapet pas plagosjes i shumëkërkuari në Itali

Date:

Share post:

Momente tensioni dhe përplasje në aksin Mamurras-Laç, ku efektivët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale u përballën me dy persona të armatosur që tentuan t’u rrezikonin jetën gjatë operacionit për kapjen e një të shumëkërkuari.

Në pranga ka rënë Leonard Dema, 23 vjeç, i dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Trentos në Itali për tentativë vrasjeje. Sipas Policisë, gjatë ndërhyrjes ai tentoi të përplaste me automjet efektivët, ndërsa personi që e shoqëronte, shoku i tij, shtetasi A.F., 28 vjeç, iu drejtua forcave të rendit me armë zjarri.

Në kushtet e vetëmbrojtjes, Policia ndërhyri duke neutralizuar 23-vjeçarin, i cili mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Gjatë operacionit u arrestua edhe bashkëpunëtori i tij, ndërsa u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë.

Operacioni u realizua pas koordinimit me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa hetimet vijojnë në bashkëpunim me AMP dhe Prokurorinë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bolonja/Plantacion kanabisi në kompleks industrial, arrestohet shqiptari

Një plantacion gjigant me kanabis, qindra kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e mbledhur dhe në proces tharjeje, një...

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...