Referendumi për Berishën në Durrës/ Pjesëmarrja arrin deri në 20% në 5 orët e para, ka edhe vota kundër

Date:

Share post:

Procesi i votimit për referendumin e votëbesimit në Partinë Demokratike po vijon i qetë këtë të shtunë në qarkun e Durrësit. Në pesë orët e para të procesit, pjesëmarrja e anëtarësisë varion nga 17 deri në 20 për qind, sipas të dhënave nga degët lokale të PD-së.

Në qytetin e Durrësit, votimi po zhvillohet në selinë e degës së partisë. Në degën nr. 1 të PD-së, që mbulon qytetin, janë të regjistruar 2700 anëtarë me të drejtë vote.

Ndërkohë, dega nr. 2, e cila përfshin njësitë administrative të Bashkisë Durrës, ka 813 anëtarë dhe procesi i votimit po mbahet në një ambient privat te Kthesa e Ariut, në Sukth.

Që prej hapjes së kutive të votimit, anëtarët e PD-së i janë drejtuar qendrave për të rikonfirmuar në krye të partisë liderin historik Sali Berisha. Megjithatë, mes votuesve ka edhe anëtarë që janë shprehur kundër këtij referendumi votëbesimi.

Në total, degët e Durrësit dhe Shijakut numërojnë rreth 4300 anëtarë, ndërsa dega e Krujës ka deklaruar 2200 anëtarë në listat e saj. Procesi pritet të vijojë gjatë gjithë ditës, ndërsa drejtuesit lokalë po bëjnë thirrje për pjesëmarrje sa më të lartë të anëtarësisë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

U përplas me armë me policinë greke, plagoset shqiptari

Një përplasje me armë zjarri mes një shqiptari dhe policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm...

Sherr në paraburgimin e Vlorës, dhunohet ‘biznesmeni’ 

Një sherr ka ndodhur në paraburgimin e Vlorës, ku sipas raportimeve të paktën 5 persona kanë dhunuar një...

Skafistët e Ksamilit protestojnë në Sarandë, kërkojnë zgjidhje për sezonin

Rreth 30 skafistë nga Ksamili kanë protestuar ditën e sotme përpara Bashkisë së Sarandës, duke kërkuar përcaktimin urgjent...

Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Drejtësisë, Dorina Hoxha

Rektori i Universitetit të Tiranës ka vendosur pezullimin e përkohshëm nga detyra të Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë,...