180-vjetori i lindjes së Naim Frashërit/ Poeti që i dha zemër dhe zë kombit shqiptar

Date:

Share post:

Ka poetë që shkruajnë vargje, por ka edhe nga ata që zgjojnë një komb të tërë. I tillë ishte Naim Frashëri, figura që me penën dhe mendimin e tij ndezi frymën e shqiptarizmit dhe mbolli dashurinë për gjuhën, dijen dhe atdheun.

Më 25 maj 1846, në Frashër të Dangëllisë, lindi poeti që do të shndërrohej në simbolin më frymëzues të Rilindjes Kombëtare dhe një nga themeluesit e letërsisë moderne shqipe.
I formuar mes traditës orientale të vendlindjes dhe kulturës perëndimore në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, Naimi ndërtoi një botëkuptim të gjerë filozofik e kulturor, që më pas e vuri në shërbim të arsimit, gjuhës shqipe dhe ndërgjegjes kombëtare.
Si pjesëmarrës aktiv në Lidhjen e Prizrenit dhe në Shoqërinë e Stambollit, ai kontribuoi në përhapjen e mësimit në gjuhën amtare dhe në forcimin e identitetit kombëtar në një kohë vendimtare për shqiptarët.

Krijimtaria e tij mbetet ndër pasuritë më të mëdha të kulturës dhe letrave shqipe. Në veprën “Bagëti e Bujqësi” ai i këndoi natyrës shqiptare dhe jetës së njerëzve të thjeshtë, ndërsa te “Lulet e Verës” solli mendime filozofike dhe dashurinë për atdheun. Me poemën epike “Histori e Skënderbeut”, poeti ngriti figurën e heroit kombëtar si simbol të qëndresës dhe bashkimit të shqiptarëve.
Ishte mbret i bukurisë,
si dielli epte dritë…,
… kish të gjitha mirësitë
dhe të tërë urtësinë,
njerëzin’ e dituritë
dhe fuqin’ e trimërinë.

Përtej letërsisë, Naim Frashëri dha një kontribut të çmuar edhe në hartimin e teksteve shkollore, duke ndihmuar në zhvillimin e arsimit shqip dhe përhapjen e dijes.

Veprat e tij vijojnë të mbeten të pavdekshme për gjuhën e pastër, frymën njerëzore dhe mesazhin atdhetar që përcjellin. Vargu i tij i famshëm, “Ti Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqipëtar”, vazhdon edhe sot të tingëllojë si një nga thirrjet më të fuqishme të dashurisë për vendin.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Fier/ 37-vjeçari humb jetën në aksident

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në aksin rrugor Fier-Darëzezë. Paraprakisht deklarohet nga policia se një 37 vjeçar,...

Erion Veliaj mbetet në qeli, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për liri

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të vijojë të qëndrojë në arrest me burg, pasi Gjykata e Lartë...

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë çmimet e reja të karburanteve në vend, të cilat kanë...

Durrësi bëhet pjesë e rrjetit të fermave urbane/ Ekspertë nga Italia, Mali i Zi dhe Shqipëria bashkohen në “EDEN”

Durrësi mirëpriti Green Workshop-in e parë (“Punëtoria e Gjelbër”), të zhvilluar në kuadër të projektit ndërkombëtar “EDEN”, një...