Përplasi për vdekje 7-vjeçarin, policia prangos 61-vjeçarin që lëvizte me shpejtësi

Date:

Share post:

Po shkonte në shkollë, po fëmija u aksidentua për vdekje. Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, ku një fëmijë 7 vjeç ka humbur jetën, teksa po shkonte në shkollë, pasi u përplas nga një automjet.

Sipas informacionit paraprak policor, rreth orës 08:00, automjeti që drejtohej nga shtetasi Petri Bozo, 61 vjeç, ka aksidentuar të miturin, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit tragjik.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, mjeti lëvizte me shpejtësi.
Papërgjegjshmëria në timon po kthehet çdo ditë në kërcënim për jetën e qytetarëve, sidomos të fëmijëve të pafajshëm. Shpejtësia në zonat e banuara, aty ku çdo hap mund të jetë i një fëmije që kalon rrugën, është krim dhe jo thjesht shkelje rregulli. Çdo drejtues mjeti që zgjedh të ecë me shpejtësi pranë shtëpive, shkollave apo lagjeve, duhet ta dijë se një sekondë pakujdesie mund të shuajë një jetë dhe të lërë pas dhimbje të përjetshme për një familje të tërë. Fëmijët nuk duhet të paguajnë me jetën e tyre aventurat dhe papërgjegjshmërinë e të rriturve në timon.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...