Skafi i afrohet pushuesve në Ksamil, drejtuesi nuk i bindet as Policisë Kufitare

Date:

Share post:

Një mjet lundrues, i cili shkeli tapat kufizuese duke u futur në zonën e notimit në Ksamil u konstatua nga policia kufitare.
Skafit iu dha sinjali për të ndaluar, por drejtuesi nuk iu përgjigj urdhrit të Policisë Kufitare, për verifikim dokumentash.

Për rrjedhojë iu bllokua për një afat prej 60 ditësh mjeti lundrues dhe njëherazi iu vu edhe një gjobë me 500.000 lekë pronari i tij, shtetasi A. M, banues në Ksamil.

Nga verifikimet e policisë, rezulton se biznesi në pronësi të tij ka në përdorim 10 mjete lundruese të tjera, të cilat po verifikohen. Sipas burimeve nga Policia Kufitare mësohet se kontrollet do të jenë të përditshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...