Autobusi i linjës Durrës- Kampusi universitar Spitallë përfshihet nga flakët, shmanget tragjedia

Date:

Share post:

Një incident i papritur ka ndodhur sot në aksin Durrës-Spitallë, ku një autobus i linjës së Kampusit universitar UAMD është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje, duke shkaktuar panik te pasagjerët.

Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur neutralizimin e flakëve në kohë, duke shmangur pasoja për udhëtarët dhe drejtuesin e mjetit. Të gjithë personat në autobus kanë dalë pa lëndime.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri u shkaktua nga një defekt në sistemin elektrik të motorit, por pritet ekspertiza piro-teknike.

Në vendngjarje janë kryer verifikimet e para, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar me saktësi rrethanat e plota të incidentit dhe për të shmangur ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...