Arbitri Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë, Mario Shazivari ndihmës i tij

Date:

Share post:

Finalja mes Belgjikës dhe Italisë do të luhet më 7 qershor në stadiumin “Lilleküla staadion” në Talin, në orën 19:00. Asistent i dytë do të jetë Nikola Borovic nga Serbia.

Arbitri shqiptar Florian Lata do të drejtojë finalen e Kampionatit Europian U-17 “Estoni 2026”, një nga ndeshjet më të rëndësishme të kalendarit të UEFA-s për futbollin e moshave.

Finalja mes Belgjikës dhe Italisë do të luhet më 7 qershor në stadiumin “Lilleküla staadion” në Talin, në orën 19:00. Florian Lata është caktuar si arbitër kryesor, ndërsa në ekipin e arbitrimit do të jetë edhe asistenti shqiptar Mario Shazivari. Asistent i dytë do të jetë Nikola Borovic nga Serbia, ndërsa arbitër i katërt Thomas Gary Owen nga Uellsi.

Ky emërim vjen pas paraqitjeve shumë të mira të Florian Latës gjatë turneut final në Estoni. Arbitri shqiptar drejtoi ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian U-17 mes Estonisë dhe Kroacisë më 28 maj, ndërsa më 1 qershor ishte gjithashtu arbitër kryesor në takimin Francë – Mali i Zi.

Besimi i UEFA-s për t’i besuar Florian Latës drejtimin e finales është një vlerësim i rëndësishëm për performancën e tij gjatë turneut.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...